Facebook ‘nën sulm’/ Izolimi rrit përdorimin e platformës

0



Facebook ka parë një rritje të përdorimit të platformave të tij në vendet që kanë imponuar izolimin për shkak të virusit.

Italia, një nga vendet me kufizimet më të ashpra, ka parë një rritje të madhe me telefonatat në grup që janë shtuar me më shumë se 1 mijë përqind në muajin e fundit. Gjiganti i medias sociale tha se trafiku total i mesazheve në të gjitha platformat e tij është rritur me 50 për qind mesatarisht në vendet e prekura më shumë. Facebook zotëron instagramin si edhe aplikacionin e shumë përdorur të mesazheve, whatsapp.

Por, kompania thotë se përdorimi më i madh nuk do ta mbrojë atë nga rëniet e pritshme të reklamave digjitale në të gjithë botën.
Bashkë me rritjen e kohëzgjatjes së bisedave në grupe prej tre apo më shumë përdoruesish, në Itali është shënuar 70 për qind më shumë kohë e kaluar në aplikacionet e zotëruara nga facebook.

Kjo e fundit, ka nënvizuar hapat që do të ndërmarrë për të rritur kapacitetet si pasojë e trafikut të shtuar ndërsa njerëzit janë të bllokuar në shtëpitë e tyre dhe punojnë që andej. Ne po punojmë për ti bërë sistemet tona më efikase dhe të shtojmë kapacitetet – thanë zyrtarët e facebook. Kompania ka ulur cilësinë e videove në Evropë në mënyrë që të ndihmojë në reduktimin e kërkesës për firmat që sigurojnë shërbimin e internetit. Amazon, Apple TV+ dhe netflix, po ashtu, kanë marrë masa të ngjashme. Ndryshimet do të bëjnë që çdo video të shfrytëzojë më pak të dhëna, të ngarkojë më pak rrjetet e ngarkuara me trafikun e shtuar ndërsa njerëzit kërkojnë shpëtim tek interneti ndërsa janë të izoluar në shtëpitë e tyre.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to “Top Channel” on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#coronavirus#Facebook#TopChannel